FOTO/Lalzi, Mali i Robit e Dhërmiu me pullë të kuqe. VIP-t e...

FOTO/Lalzi, Mali i Robit e Dhërmiu me pullë të kuqe. VIP-t e Tiranës e Prishtinës, pushime në ujë të ndotur

245
0
Shares

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar rezultatet e analizave që ka bërë edhe për plazhet në Gjirin e Lalzit, Mali i Robit dhe Dhërmiu.

Në foto e mëposhtme me të kuqe janë shënuar plazhet e ndotura, me të verdhë, plazhet pak të ndotura, me jeshile, plazhet e pastra dhe me blu plazhet shumë të pastra.

mjedisi gjiri i lalzit 1

Në Gjirin e Lalzit sic shihet nga harta një nga dy plazhet është shënuar me të kuqe. Ai ndodhet ngjitur me kompleksin Lura ku banojnë ose pushojne politikanët më të njohur të vendit, mes tyre Berisha, Meta, një numër deputetësh, ministrash apo ish-ministrash.
mjedisi durres kavaje 1
Po ashtu edhe një deltë e vjetër e vilave të zyrtarëve të rëndësishëm të politikës, mediave apo spektaklit që ndodhet në mes Golemit dhe Kavajës është e ndotur.
mjedisi dhermi 1
Ndërkaq për herë të parë modelit turistik të Golemit i bashkohet edhe Dhërmiu. Edhe në këtë pjesë të bregdetit shqiptar kanë vila apo zgjedhin të pushojnë figura të njohura të Tiranës, port 4-5 vitet e fundit edhe ato të Prishtinës. Ndërkohë vila qeveritare, jo shumë larg pullës së kuqe rri gjithnjë plot, në cdo qeveri. Dhërmiu është i njohur për infeksionin e veshit, ndërkohë që Lalzi dhe Mali i Robit për infeksione të lëkurës.

20% e plazheve në Adriatik apo Jon kanë probleme me ndotjen sipas agjencisë kombëtare të Mjedisit . Zona të tjera me problem për ndotjen janë Vlora, Saranda, Durrësi, ndërkohë që ato më të pastrat janë Velipoja, Shëngjini, Qeparo, Himara, Borshi dhe Ksamili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY