Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Në Gjermani jo të gjithë janë dakord për martesat mes çifteve homoseksualë e lezbike

14/06/2015
FOTO/ Në Gjermani jo të gjithë janë dakord për martesat mes çifteve homoseksualë e lezbike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësuesit e landeve i bëjnë presion qeverisë. Ata kërkojnë hapjen e martesës për çiftet homoseksuale e lezbike e me këtë edhe të drejtën e plotë të adoptimit. Por jo të gjithë janë pro kërkesës
 
Të premten në mëngjes demonstruesit valëvisnin flamuj me ngjyrat e ylberit dhe pozonin me pllakate rozë në duar për fotografët.
“Martesë për të gjithë”, lexohet aty.
Shoferët e makinave i bien borive, demonstruesit qeshin dhe përshëndesin. Pak minuta më vonë Këshilli Federal diskuton për një rezolutë që u mundëson çifteve homoseksualë e lezbike martesën dhe adoptimin. Daniel Gollasch mendon se “është paturpësi që në vitin 2015 ende ekziston një pabarazi shtetërore në trajtimin e formave të ndryshme të jetës në çift”. 20 vjeçari mban një pllakat ku shkruhet “Jo gjëra gjysmake” dhe tund kokën; “Koha për reflektim ka mbaruar, tani është koha për veprim”.
Në Gjermani çiftet e së njëjtës gjini nga viti 2001 mund të regjistrojnë partneritetin, e që atëherë të drejtat e tyre i janë përafruar atyre të çifteve heteroseksualë të martuar, sidomos në çështjen e trashëgimisë. Megjithatë ka pasur dallime. Kështu për shembull çiftet e së njëjtës gjini nuk mund të adoptojnë fëmijë.
 
Përçmimi “jo shumë vite larg”

hs2Kryeministrja e landit Renani-Pfalc, Malu Dreyer (SPD) thotë në debat në Këshillin Federal se ky është një “diskriminim i pastër”. Nuk ka arsye pse homoseksualët dhe lezbiket t’ua privosh barazinë e plotë. Askush, thotë kryeministri i landit Winfried Kretschmann i Të Gjelbërve, nuk duhet të nxirret jashtë shoqërisë. Me këtë pozicion, politikani i Të Gjelbërve, ai ndjehet mirë edhe më botëkuptimin e tij të krishterë – edhe pse kisha ka mendim tjetër për këtë çështje. Nuk ka asnjë të dhënë se çiftet që kanë të njëjtën gjini kanë rol negativ tek fëmijët. Nuk mund t’ua mohosh atyre të drejtën për adoptim duke u “bazuar në spekulime”.
Ndërkohë që në tribunë një grup vizitorësh braktis sallën, kryeministri i Turingjisë, Bodo Ramelov ( e Majta” kujton se të gjithë njerëzit për shkak të orientimit seksual në kohën e nacional-socializmit “u dërguan drejt vdekjes”. Por përçmimi shoqëror dhe ndjekja penale “nuk i përket një kohe të largët”. Deri në fund të viteve 60-të homoseksualiteti në Republikën Federale përgjithësisht ndëshkohej penalisht. Paragrafi 175 që dënonte homoseksualitetin u hoq nga kodi penal gjerman pas bashkimit në vitin 1994. 

Bavaria kundër Këshillit Federal

hs3Ministri i Drejtësisë së Bavarisë, Winfried Bausback është i vetmi kundër kërkesës së landit të Saksonisë së Poshtme, e përkrahur nga nëntë lande gjermane.
Të hapësh martesën për të gjithë, sipas politikanit të CSU-së “do të thotë të shkosh një hap shumë larg”. Me këtë vendosen barabar gjëra që “nuk janë të barabarta”. Martesa mbetet baza për familjet ku jetojnë fëmijët që rriten me prindërit legjitimë. Martesa dhe partneriteti i çifteve me të njëjtën gjini, sipas Bausback nuk “janë e njëjta gjë, dhe ne do të bënim mirë, t’i ndanim këto”. Bavaria refuzon hapjen e martesës, një qëndrim që ministrja e Shëndetësisë së landit Renani-Veriore-Vestfali, Barbara Steffens e Të Gjelbërve e kritikon si “të kaluar nga koha”.

Topi ka kaluar te qeveria

hs4Debati ndërpritet në Bundestag për të përshëndetur një delegacion nga Mali, që zë vend në tribunë. Ky vend, në dallim nga vendet e tjera afrikane, nuk e ndjek penalisht homoseksualitetin, por shoqëria ende i përçmon homoseksualët.
Pjesëtarët e delegacionit e ndjekin në heshtje debatin e përkthyer në Bundestag.
Në fund e merr fjalën politikania e Gjelbër nga Hamburgu, Katharina Fegebank, ajo pyet se çfarë ndryshon për çiftet heteroseksuale nëse martesa si institucion hapet edhe për homoseksualët. Përgjigjja e saj. “Asgjë”.
Më vonë shumica e miraton kërkesën.
Me këtë rritet edhe presioni ndaj qeverisë gjermane, që ka në dorë vendimin. Në koalicion kjo temë është e kontestuar. SPD-ja ka bërë fjalë për barazimin e martesës se çifteve të së njëjtës gjini me martesën e çifteve heteroseksuale. Ndërsa Unioni konservator mbetet te “Jo”-ja e tij.

(DW)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.