Edi Rama në mitingun e Vlorës sulmon Xhelal Mziun

Edi Rama në mitingun e Vlorës sulmon Xhelal Mziun

43
0
Shares

Kryeministri Edi Rama vijoi sulmet për Xhelal Mziun edhe sot në mitingun e Vlorës. Ai tha se Mziu një ditë pas votimeve, edhe nëse fiton nuk duhet do të jetë në zyrë apo në burg. Prej disa kohësh Rama po akuzon nëpër Shqipëri Mziun, në përpjekje për të ulur ndikimin e tij në bashkinë e re të Kamzës.

Të njëjtin fjalor ai ka përdorur edhe për kandidatët e opozitës në Vlorë, Delvinë dhe Sarandë. “Në Sarandë një kandidat pa shkollë, ka qenë borizan në ushtri, në Delvinë kandidati ka qenë saldator, ky në Vlorë është jurist Kristali. Me kë tallen këta”, tha Rama.

Ai kërkoi nga votuesit që të mos votojnë “shtëpinë e kapterrëve në tiranë. PD është forcë e madhe shpresës që lindi si e tillë por tani po bën vetshkatërrimin publik dhe po ikën në drejtim të paditur. Edhe ajo do të gjejë një ditë drejtimin e duhur, por deri sa të gjejë votoni për PS”, tha Rama.

Kryeministri për herë të parë nuk vuri kusht për investimet në bashki votën për qeverinë por tha se premtimet e PD, janë të tilla që nuk mund të realizohen nga bashkitë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY