Britania tërheq spiunët nga terreni, Rusia dhe Kina deshifroi dosjet e tyre

Britania tërheq spiunët nga terreni, Rusia dhe Kina deshifroi dosjet e tyre

67
0
Shares

Një gazetë e njohur britanike thotë se Rusia dhe Kina kanë deshifruar dosjet sekrete të vjedhura nga ish-kontraktori i zbulimit amerikan Edward Snowden, duke i detyruar autoritetet britanike për të tërhequr spiunët nga operacionet e drejtpërdrejta në vendet armiqësore.
Gazeta “Sunday Times” thotë se tërheqja ishte urdhëruar pasi Moska fitoi qasje në më shumë se një milion dosje nga ato që Snowden  morri kur u largua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2013, ku punonte si kontraktor për Agjencinë Qendrore të Zbulimit dhe Agjencinë e Sigurimit Kombëtar.
Kina gjithashtu thuhet se ka parë dokumentet që zbulojnë një numër teknikash të inteligjencës perëndimore.
Snowden, i cili përballet me akuza për spiunazh dhe vjedhje  në SHBA, jeton në Rusi me strehim të përkohshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY