Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BIG BROTHER 8/ Pas 100 ditë “ngujim” fiton VESELI

14/06/2015
BIG BROTHER 8/ Pas 100 ditë “ngujim” fiton VESELI
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në ditën e 100 të tij, spektakli Big Brother 8, përfundoi sot, duke pasur si fitues Veselin.
bbavVeseli, 23-vjeçari nga Prizreni. Ai u përshtat mirë me banorët edhe pse hyri më vonë në lojë. Pasi i kishte parë nga jashtë ata, vëmendja e tij kishte rënë te Tea, me të cilën u krijuan situata romantike, por dhe me humor, në atë që u quajt si telenovela e tyre. I dashur, i qeshur dhe tolerant, ai u ka rezistuar me edukatë sulmeve të forta.
bb8Mes emocionesh banorët kanë jetuar orët e fundit në shtëpinë më të madhe në vend, me padurimin e çastit të fundit që do të shpallte dhe fituesin e këtij edicioni.
bb8 1Garës së gjatë i rezistuan deri në ditën e fundit gjashtë konkurrentë,Veseli, Alba, Fatjoni, Eleonora, Xhensila dhe Fabiani
bb8 fabianiI pari që ka lënë shtëpinë ka qenë Fabiani. Ai ka qenë një ndër më pak të votuarit nga publiku. Përpara se të dilte nga shtëpia Fabiani ka ndjekur disa nga momentet e tij më të bukura brenda. Por surpriza për të nuk mbaroi aty. Duke u nisur drejt daljes Fabiani u gjend në një ambient ku u luajt muzikë posaçërisht për të.
bb8 xhensilaXhensila ka qenë e dyta që ka lënë shtëpinë e Big Brother. Vëllai i madh kishte zgjedhur një dalje të veçantë për Xhensilën nga shtëpia, përmes muzikës. Brenda shtëpisë së Big Brother vajza nga Pogradeci nuk e ka fshehur pasionin e saj për muzikën. E shoqëruar nga disa balerinët ajo solli një performancë të veçantë.
bb8 eleonoraI treti që ka lënë shtëpinë e Big Brother, duke hequr dorë nga ëndrra për çmimin e madh ishte Eleonora. Para se të dilte nga shtëpia Eleonora është përballur me surprizën e përgatitur me të. Mësuesja e gjeografisë ka gjetur një klasë të mbushur me nxënës që kanë kënduar për të duke e përqafuar.
bb8 fatjoniFatjoni ka qenë konkurrenti i katërt në radhë që la shtëpinë e Big Brother. Surpriza nuk mungoi as për konkurrentin nga Skrapari. Organizatorët i kishin sjellë një grup këngëtarësh nga Skrapari, me në krye të njohurin Dule Malindi, me të cilët Fatjoni këndoi e kërceu rreth një sofre të ngrohtë nga Skrapari, para se të dilet nga shtëpia, duke kthyer edhe nga një gotë raki me grupin e këngëtarëve.
Surpriza organizatorët kishin rezervuar edhe për dy konkurrentët e fundit finalistë, Albën dhe Veselin.
bb8 albaAlba, para përfundimit të garës, kishte mundësi të takonte personazhet që kishte krijuar vetë gjatë ditëve të qëndrimit në Big Brother, ndërsa takoi edhe gjithë miqtë e shokët e saj.
bbvSurpriza për Veselin ishte një grup muzikor, miq e shokë të tij, me të cilët ai këndoi e kërceu. Veseli takoi edhe Tean, njërën prej konkurrenteve, me të cilën pati një lidhje midis shoqërisë dhe dashurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.