FOTO/ Refugjatë sirianë dhe afganë dynden në Maqedoni

FOTO/ Refugjatë sirianë dhe afganë dynden në Maqedoni

73
0
Shares

Emigrantët, të cilët e braktisin vendlindjen për shkak luftërave dhe persekutimit në vendet e Lindjes se Mesme, Afrikës Veriore, sidomos ata nga Siria dhe Afganistani, janë duke përdorur gjithnjë e më shpesh vendet e Ballkanit si transit për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore. Ky rrugëtim që zgjat shumë më gjatë, por që është më i sigurt se sa përmes Mesdheut , ka shndërruar Maqedoninë në një destinacion kyç për të arritur në vendet e BE-së. Emigrantët nga Lindja e Afërt përmes Greqisë hyjnë në Maqedoni. Në kufirin jugor të Maqedonisë, në Gjevgjeli, në muajt e fundit vihet re gati për ditë një lumë emigrantësh që hyjnë në vend. Të dhënat e Organizatës “Mjekët pa Kufi”, tregojnë se së paku 300 persona kalojnë nga Greqia në Maqedoni, si pjesë e valës së emigrantëve për në Evropë.
m2Në stacionin hekurudhor në qytezën Demir Kapi, emigrantët sirianë dhe afganë bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të siguruar hipjen në tren, i cili do t’i sillte deri në kufirin me Serbinë.
Aktivistët e organizatave humanitare kanë dalë në terren për t’iu dhënë ndihmën e parë emigrantëve, të cilët rrugëtojnë në grupe përmes linjës hekurudhore Gjevgjeli-Kumanovë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivo Kotevski thotë se Maqedonia po përballet me një dukuri shqetësuese të emigrantëve nga Lindja e Mesme. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë dokumente udhëtimi.
m3Në Maqedoni ekzistojnë dy kampe ku strehohen të gjithë ata që kërkojnë azil, njëri në Vollkovë, që gjendet në periferi të Shkupit, kurse tjetri në Gazi Babë, që gjendet në qendër të Shkupit. Në këtë të fundit ka filluar revolta e emigrantëve të cilët kërkojnë kushte më të mira dhe mundësi sa më të shpejtë të daljes nga Maqedonia për të udhëtuar në Evropë.
Si pasojë e rritjes së numrit të emigrantëve ilegalë që synojnë kalimin transit në Maqedoni, qeveria e Maqedonisë ka nisur ndryshimet e ligjit për azil.
Gjatë rrugës tranzitore të emigrantëve sirianë dhe afganë nëpër Maqedoni në pesë muajt e parë të këtij viti janë shënuar dy raste tragjike. Ai i vdekjes së 16 emigrantëve, të cilët u goditën nga treni që po udhëtonte në destinacionin Veles-Shkup dhe rasti i fundit me rrokullisjen e një furgoni me 18 emigrantë, ku shumica e tyre përfunduan në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY