Rreth 20 kg bimë narkotike është zbuluar dhe sekuestruar gjatë natës midis të enjtes dhe të premtes në pikën kufitare të Kakavijës.
Mariuana është gjetur në makinën tip “Citroën” me targa greke IEM 1162, e drejtuar nga shtetasi Vangjel Kananaj nga Fieri.
Lënda narkotike u zbulua e fshehur në dyshemenë e karrocës së lidhur pas automjetit, gjatë një kontrollit të kryer në vijën e dytë nga Policia Kufitare e Kakavijës.
Nga ana e policisë është vënë menjëherë në pranga 55-vjeçari, i akuzuar për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Lënda narkotike, automjeti dhe karroca u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/