FOTO/ Vrasja te ish­-Këneta, policia nuk di nga t’ia nisë hetimeve për...

FOTO/ Vrasja te ish­-Këneta, policia nuk di nga t’ia nisë hetimeve për atentatin ndaj Robert Ramës

328
0
Shares

Mundësia e vrasjes me pagesë, por edhe e kaluara problematike, me shumë konflikte e precedentë kriminalë e Robert Ramës, e vështirësojnë hetimin për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve të atentatit ndaj tij.
Burimet e grupit hetimor, bënë të ditur se Robert Rama mund të jetë vrarë nga ekzekutorë të paguar. Në këtë konkluzion kanë çuar hetimet e deritanishme Policinë e Durrësit, e cila po punon intensivisht për të mësuar shkakun e vrasjes, si dhe identifikimin e autorëve, të cilët u larguan në drejtim të paditur menjëherë sapo u siguruan se 31-vjeçari ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.
robert ramaBurime nga grupi hetimor thanë se po hetohen të gjitha pistat e mundshme për të gjetur shkakun e ekzekutimit të 31-vjeçarit nga Kurbini, por zbardhja e kësaj ngjarjeje konsiderohet shumë e vështirë për vetë faktin se Rama ka një të kaluar shumë problematike, ku është përfshirë në konflikte të shumta në qytete të ndryshme të vendit, si dhe ka kryer disa grabitje me armë e dhunë, një pjesë e të cilave është mësuar nga të dëmtuarit. Për ëkto arsye, 31­vjeçari, përveç emrit, ka ndërruar disa herë vendbanimet, për shkak se ishte person i shpallur në kërkim dhe gjithashtu kërkohej nga kundërshtarët, me të cilët ka pasur konflikte.
Robert Rama ka lindur në Leskovik dhe më pas u vendos së bashku me familjen e tij në Laç për disa vite. Kohët e fundit 31-vjeçari banonte në Tiranë, ndërsa prej dy muajsh kishte marrë një banesë me qira në Durrës, në zonën e njohur si ura e Dajlanit, pak metra larg vendit ku u vra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY