Ministria e Brendshme e Gjermanisë në raportin më të fundit për azilkërkuesit raporton se në total kërkesat për azil kanë shënuar një rritje shumë të madhe krahasuar me një vit më parë, me 108 %.
Kërkesa në rritje janë edhe nga shqiptarët. Nëse gjatë muajit prill për azil ishin regjistruar 4794 kërkesa, muaji maj është mbyllur me 4922 aplikime te shqiptarëve për azil.
Shqipëria renditet vendi i dytë me më shumë kërkesa për azil, duke u renditur pas Sirisë. Sipas MB gjermane, gjithsej 10.732 aplikime janë paraqitur nga shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; d. m. th.:, 41.3 për qind e të gjitha kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani, vijnë prej këtyre vendeve.
Shifra alarmante janë edhe kërkesat për azil krahasuar me vitin 2014. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se për periudhën janar- maj 2014 nga Shqipëria kanë qenë 3.260 kërkesa për azil, ndërkohë që për të njëjtën periudhë për vitin 2015 janë 16.250.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/