Krimi i katërfishtë në Thumanë, autorët pranojnë vrasjet: Ishim të dehur

Krimi i katërfishtë në Thumanë, autorët pranojnë vrasjet: Ishim të dehur

56
0
Shares

Dy vëllezërit Kora, të arrestuar dje, të cilët akuzohen për vrasjen e trefishtë në Thumanë pak ditë më parë, Daniel Kora dhe Besnik Kora, kanë pranuar autorësinë e krimit të katërfishtë. Ata u kanë thënë hetuesve të çështjes se kanë qenë të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja.
Me ndihmën e tyre, policia ka gjetur edhe dy armët me të cilat u krye masakra që u mori jetën tre personave.  Ato janë dy armë automatike, të tipit Kallashnikov. Njëra armë u gjet në periferi të Laçit, e hedhur në një kanal me ujë, ndërsa tjetra u gjet në rrugën hyrëse të qytetit të Rrëshenit.
Dy vëllezërit u arrestuan ditën e djeshme, Kora u arrestua në Rrëshen, ndërkohë që i vëllai i tij Besnik Kora është vetë-dorëzuar pas gjashtë ditësh arrati në Policinë e Lezhës.
Më herët Policia prangosi në Laç babanë e tyre Gurali Kora, 56 vjeç. Tashmë në kërkim mbetet Pëllumb Kora 26 vjeç, i cili dyshohet të jetë njëri prej autorëve të ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos edhe një grua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY