Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të mërkurën një marrëveshje me BERZH-in lidhur me ndërtimin e projektit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, fizibilitetine saj si dhe vlerësimin financiar dhe ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri.
Marrëveshja arrin vlerën 1.1 milionë euro do të përdoret për rigjallërimin e hekurudhave shqiptare dhe zhvillimin e transportit hekurudhor, duke përmirësuar infrastrukturën hekurudhore dhe operacionet, si dhe garantimin e sigurisë dhe ndërveprueshmërisë.
Linja hekurudhore nga Durrësi në Tiranë është 37 km e gjatë dhe është ndërtuar në vitin 1949. Kjo linjë është duke shërbyer për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Z. Edmond Haxhinasto, firmosi një muaj më parë me kompaninë Rail Consulting Joint Venture “JV RAILCON” kontratën e konsulencës, bazuar në marrëveshjen mes Qeverisë Shqiptare dhe BERZh, për hartimin e projektit të detajuar të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në vend.
Studimet më të fundit kanë nxjerrë konkluzionin se prioritet i ri është edhe degëzimi I ri hekurudhor Tiranë – Rinas, afërsisht 5-8 km gjatësi, në varësi të pikës fundore që lidh Rinasin me linjën hekurudhore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/