Laureati i Çmimit Nobel, shkencëtari britanik, Tim Hunt ka kërkuar falje pas komenteve që ka bërë për femrat shkencëtare.
Hunt kishte deklaruar në Konferencën Botërore në Korenë Jugore se “Tri gjëra ndodhin kur vajzat punojnë në laborator: Ju bini në dashuri me to, ato bien në dashuri me ju, dhe më pas ju i kritikoni, ndërsa ato fillojnë të qajnë”.
Hunt, i cili ka fituar Çmimin Nobel në vitin 2001 në mjekësi për punën e tij në ndarjen e qelizave, ka thënë për BBC se i “vjen shumë keq” për komentet e tij “ironike”, duke shtuar se nuk kishte për qëllim që të ofendonte femrat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/