Ekstradohet mashtruesi fierak nga Italia, mori 100 mijë dollarë borxh nuk i...

Ekstradohet mashtruesi fierak nga Italia, mori 100 mijë dollarë borxh nuk i ktheu

56
0
Shares

Nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Artur Beqo, 49 vjeç,banues në Fier.
Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin Nr. 62-2013-36, datë 21. 05. 2013, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrim”  parashikuar nga neni 143/2  i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor 2008, kur Artur Beqo i ka marrë borxh shumën  100.000 dollarë duke e mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më borxhin shtetasit L. R.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali  me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY