Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Durrës, “Smart” shkatërron rivalët e Aldo Bares, bllokon 1.5 kg heroinë, prangos katër trafikantë

10/06/2015
Durrës, “Smart” shkatërron rivalët e Aldo Bares, bllokon 1.5 kg heroinë, prangos katër trafikantë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacioni “Smart”, i zhvilluar nga Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët. Në përfundim të këtij operacioni, u prangosën 4 persona si edhe u sekuestruan 1.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë e pastër, dy automjetet dhe gjashtë aparate telefoni celularë.
Mësohet se katër të arrestuarit janë rivalët e bandës së njohur të Lushnjës, asaj të Aldo Bares.
Ndërkohë, ndër katër të arrestuarit në operacionin e koduar “Smart”, mësohet se mes tyre, është Saimir Taullai 44 vjecc, vëllai i Baki Taullait, i njohur si biznesmen karburantesh i cili u ekzekutua nga banda e Lushnjës në korrik të vitit 2005. Jo vetëm kaq, por 44-vjeçari Taullai ka qenë një nga dëshmitarët kyç në dënimin e anëtarëve të Bandës së Lushnjës.
Në pranga nga policia u vunë gjithashtu edhe Afrim Demiri 54 vjeç, Kastriot Zaimi 34 vjeç dhe Laert Haxhiu 23 vjeç, i cili kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi”. Në momentin e arrestimit, 23 vjeçari Haxhiu ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar policisë duke u hedhur nga një lartësi 3-4 metra e si pasojë ka thyer njërën këmbë.
Sipas policisë, këta persona janë pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Atyre iu  gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës material, 1.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë e pastër, automjeti tip  “Audi” me targa AA 592 JE,  automjeti tip “Smart” me targa ioi 2954 dhe gjashtë aparate telefoni celularë.
Hetimet e antidrogës kanë nisur prej disa kohësh, ndërsa mësohet se ka prova edhe për përfshirjen e personave të tjerë në këtë grup. Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se dyshohet se ky grup kriminal trafikonte drogë drejt Italisë, por kryente shpërndarje të drograve të ndryshme edhe në Shqipëri.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë dyshime të forta se Saimir Taullai është drejtues i grupit kriminal të prangosur sot nga policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshme për  veprën penale “Trafikimi i narkotikëve të mbetur në tentativë”, parashikuar në nenin 283/a  dhe 22 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026
Aktorja kosovare nderohet me Oscar

Aktorja kosovare nderohet me Oscar

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.