Donald Lu apelon nga Korça: Mos e shisni votën, refuzoni kandidatët e...

Donald Lu apelon nga Korça: Mos e shisni votën, refuzoni kandidatët e inkriminuar

62
0
Shares

Ambsasadori amerikan Donald Lu, ka ripërsëritur sot apelin për të mos shitur votën dhe për të mos votuar kandidatët e inkriminuar. Nga Korçë, në një fjalim për para studentëve të Universitetit të Korçës, ambasadori amerikan i bëri thirrje të gjithë studentëve që të mos shesin votën.
Po ashtu përpara studentëve kreu i diplomacisë amerikane në Shqipëri është ndalur edhe te procesi i dekriminalizimit, duke ripërsëritur, se me votë kanë mundësi që të refuzojnë kandidatët e inkriminuar.
“Shqipëria është një prej vendeve me moshën mesatare me të re në Europë, vetëm 30 vjeç. Ky është një vend që të rinjtë zotërojnë fuqinë. Fuqinë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe fuqinë për të ndryshuar të gjithë sistemin politik. Ju keni fuqinë të refuzoni politikanët kriminelë, blerjen e votës, retorikën e inatosur politike. Por ju e keni këtë fuqi vetëm nëse votoni”, u shpreh Lu.
Duke ju drejtuar studentëve ambasadori amerikan tha më tej se, “mos dëgjoni retorikën e inatosur politike, por të votoni, sepse nëse nuk votoni, mos u ankoni për ata që ju qeverisin. Në Amerika ka një shprehje, ‘nëse nuk voton mos u ankon. Të gjithëve na pëlqen të ankohemi për udhëheqësit tanë. Ju keni fuqinë të zgjidhni udhëheqësit tuaj, mos e shisni votën tuaj, mos dëgjoni retorikën e inatosur politike, dhe ditën e votimit mos harroni të votoni”, u shpreh Lu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY