Kryetari i PD-së Lulzim Basha, e ka quajtur “lajm të zi” vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë ëpr pushimin e çështjeve ëpr dhunë fizike të dy deputetëve të PS-së, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri.
Për Bashën, Rama “vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit”.
“Lajm i zi për Shqipërinë, demokracinë dhe parlamentarizmin shqiptar. Cdo shqiptar që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zeze. Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja”, thuhet në mesazhin e plotë në “Facebook”, të Lulzim Bashës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/