Kandidati i koalicionit të majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Komitetin e Veteranëve të Luftës, i shoqëruar edhe nga deputeti veteran i PS, Pandeli Majko. Në këtë takim ai mori mbështetjen e tyre në garën për kryebashkiak, ndërsa u kërkoi që në ditët e mbetura, deri më 21 qershor, të inkurajojnë të gjithë banorët për të dalë në votime.
“Nga sot kemi edhe 12 ditë, 12 ditë në histori nuk janë as 1 sekond. Kjo do të thotë që secili prej nesh duhet të vrapojë, për të inkurajuar gjithë Tiranën, edhe 13 komunat që na janë bashkuar, që të shkojmë në drejtimin e duhur”.
Pas kësaj deklarate, adrenalina e veteranëve u rrit dhe përfaqësuesit e Komitetit të Veteranëve të Luftës u shprehën të bindur se me Erion Veliajn si kryetar i bashkisë së Tiranës do të realizohen të gjithë dëshirat dhe aspiratat e tyre si veteranë, por edhe të pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/