Tomislav Nikoliç i zbrazet Atifete Jahjagës në Budva

Tomislav Nikoliç i zbrazet Atifete Jahjagës në Budva

75
0
Shares

Fjalët e rënda ka adresuar presidentit serb, karshi homologes së tij kosovare, gjatë samitit “Brdo-Brioni”, në Budva, të hënën, ka treguar për gazetën “Novosti” këshilltari i tij, Ivan Mrkiq.
Nikoliç i ka thënë Jahjagës se Kosova, të cilën nuk e njeh gjysma e shteteve të botës, kurrë nuk do të jetë shtet Për më tepër se kaq, ai duke folur për Kumanovën, ka thënë se këtu, shqiptarët, me egërsi po vrasin forcat e rendit

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç i ka thënë të hënën, homologes së tij nga Prishtina, Atifete Jahjagës, se Kosova nuk është shtet. Për më tepër, siç raporton gazeta Novosti e përcjell Klan Kosova, burri nga Beogradi i ka thënë asaj të mos shtiret sikur udhëheq një shtet.
Për këto muhabete, të zhvilluara gjatë samitit “Brdo-Brioni”, që u mbajt dje në Budva të Malit të Zi, Ivan Mrkiqin, këshilltarin e kryetarit Nikoliç, zbuloi detaje nga artikulimet e presidentit serb.
“Mos mendoni se po e udhëhiqni një shtet të vogël, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë i tillë”, i ka thënë presidenti serb Jahjagës, sipas Mrkiqit.
Ky, siç transmeton Novosti, i ka thënë kryetares së Kosovës se “shqiptarët nuk po i përmbushin obligimet e marra nga marrëveshja e Brukselit dhe se kjo praktikë duhet të ndërrohet, në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje e vërtetë me serbët, në vend se të mendojnë se janë një shtet të cilin gjysma e njerëzimit nuk e njeh”.
Më tepër se kaq, presidenti i Serbisë, sipas këshilltarit të tij, i është drejtuar homologes kosovare edhe për sa i përket zhvillimeve në Maqedoni. Në drejtim të saj janë bërë akuza të rënda gati deri në ofendime.
“Nikoliç i ka thënë asaj se pret që të paktën të kërkojë falje për ato që kanë bërë bashkëkombësit e saj, terroristët shqiptarë, të cilët me egërsi po vrasin në Kumanovë forcat e rendit, e në Prishtinë u përgatitet varrim solemn, në fakt, me nderime shtetërore”, ka treguar Mrkiq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY