FOTO/ Donald Lu: Në sistemin tuaj të drejtësisë, disa duhen pushuar nga...

FOTO/ Donald Lu: Në sistemin tuaj të drejtësisë, disa duhen pushuar nga puna disa në burg për korrupsion

58
0
Shares

Duke vlerësuar rëndësinë e reformës në drejtësi, Ambasadori Lu, tërheq vëmendjen se me përfshirjen e opozitës do të ishte më e mirë dhe më e qëndrueshme

Ambasadori amerikan Donald Lu shumë i drejtpërdrejtë në fjalimin e tij sot në Konferencën “Reforma në Drejtësi: Sfida e të Sotmes, Garancia e së Ardhmes”, ndërsa ka deklaruar se në sistemin shqiptar të drejtësisë, disa duhen pushuar nga puna disa duhet të futen në burg.
“Në sistemin tuaj të drejtësisë, disa persona duhet të pushohen nga puna për korrupsion dhe disa të tjerë të çohen në burg. Në një sondazh të zhvilluar me gjykatësit, të financuar prej USAID-it, 25 % e gjykatësve thanë se sistemi ishte i korruptuar dhe 58 % për qind të tjerë thanë se ekziston perceptimi publik se sistemi është i korruptuar. Në një sistem ku edhe gjykatësit bien dakord se ka korrupsion, kjo nënkupton detyrimisht se gjykatësit, prokurorët dhe avokatët duhet të bashkëndajnë që të gjithë përgjegjësinë për dhënien dhe marrjen e rryshfeteve. Por, besoj gjithashtu se ka disa profesionistë të ndershëm, me përvojë dhe të kualifikuar që duhet të lejohen të punojnë në një sistem gjyqësor të lirë prej korrupsionit”, u shpreh Ambasadori Lu.
Për Ambasadorin amerikan, korrupsioni është diçka, ndërsa pavarësia e drejtësisë ëshë diçka tjetër.
“Përveç se duhet të japë llogari për korrupsionin, sistemi juaj gjyqësor duhet të jetë gjithashtu i pavarur për t’i rezistuar trysnisë politike. Në të njëjtin sondazh, 7 % e gjykatësve patën thënë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është i lirë prej ndërhyrjeve politike dhe 50 % patën thënë se ishte vetëm pjesërisht i lirë. Gjykatësit dhe prokurorët duhet t’i marrin vendimet të bazuar në ligjin dhe provat, e jo nën ndikimin e interesave politike ose vetjake”, sugjeroi Ambasadori Donald Lu.
“Së fundi, sistemi i drejtësisë duhet ndjekë penalisht më shumë krime të rënda. Sot, shumë personazhe të njohur të krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të institucioneve të ndryshme publike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen. Komisioni Europian për Efikasitetin në Drejtësi e renditi Shqipërinë në vendin e fundit mes 25 vendeve të anketuara, përsa i përket ndjekjes penale të krimeve të rënda. Në një vend të NATO-s, që aspiron anëtarësimin në BE, elitat politike dhe kriminale nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar”, vëren një tjetër “defekt” të sitemit të drejtësisë shqiptare, Donald Lu.
Duke vlerësuar rëndësinë e reformës në drejtësi, Ambasadori Lu, tërheq vëmendjen se me opozitën do të ishte më e mirë dhe më e qëndrueshme.
“E gjithë kjo është një listë shumë ambicioze reformash. Nëse realizohen, kjo mund të jetë një prej reformave më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Për ta realizuar këtë duhet të marrin pjesë ekspertët më të mirë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Opozita ka interes politik për t’u siguruar që sistemi i drejtësisë të mbetet i pavarur prej ndikimeve politike. Ajo ka ekspertët ligjorë më të mirë. Mund të ketë reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, por reforma do të ishte më e mirë dhe më e qëndrueshme në Shqipëri, me pjesëmarrjen aktive të saj.
Ne besojmë në vlerën e kësaj reforme. Ne shprehim zotimin tonë për mbështetjen e këtij procesi. Dhe gjyqtarët e prokurorët e korruptuar duhet ta dinë se ndryshimi po vjen”, përfundoi Ambasadori amerikan Donald Lu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY