Shtrëngimi i Greqisë, frikë nga rritja e ndikimit rus në rajon

Shtrëngimi i Greqisë, frikë nga rritja e ndikimit rus në rajon

61
0
Shares

Situata politike dhe frika për pasoja të rënda ekonomike mund ta detyrojë BE të lëshojë pe sërish lidhur me pagesta e borxhit grek dhe reformat që kërkohen nga qeveria e majtë në vendin epërfshirë nga kriza që prej 5 vitesh.

Washingtoni ka bërë disa deklarata të caktuara rreth situatës, ku themelore është frika se dalja e Greqisë nga zona euro mund të ketë pasoja gjeopolitike , përmes rritjes së ndikimit të Rusisë në vend.

Gjithashtu, pas kthimit nga një samit i BE-Japoni javën e kaluar, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker vuri në dukje në një intervistë se kryeministri Shinzo Abe është “tejet i interesuar” për situatën në Greqi dhe vuri në dukje se investimet japoneze në Evropë varet nga besimi në euro .

Takimi i G7 në Bavari përvec diksutimeve mbi ekonominë globale, tregtinë, dhe progresin drejt një marrëveshje ndërkombëtare për zvogëlimin e efekteve të ndryshimeve klimatike ka në qednër të vëmëndjes edhe bisedimet për zgjidhjen e ngërcit të borxhit grek. Takimi zhvillohet mes udhëheqësve të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së eMadhe, dhe SHBA, si dhe Këshilli të BE-së.

Lufta e Greqisë për të rërzuar kërkesën për reformat e kërkuara nga kreditorët e tij në këmbim të një pagese ndihme € 7.2bn ka qenë një veçori e përhershme në axhendën e BE-së që nga fillimi i shkurtit të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY