Prokuroria: Ja skema e vjedhjes. 4 farmacistë lirohen nga akuza, gjykata mban...

Prokuroria: Ja skema e vjedhjes. 4 farmacistë lirohen nga akuza, gjykata mban në burg Xhuvanin dhe Rocin

68
0
Shares

Gjykata e Tiranës vendosi sot si masë sigurie për personat e përfshirë në skandalin e vjedhjes së rimbursimeve. Drejtori rajonal i fondit, Pjerin Xhuvani dhe administratori i farmacive Hysni Roci, që konsiderohen si drejtuesit kryesorë të këtij operacioni do të qëndrojnë arrest me burg. Ndërkohë gjykata vendosi arrest ne shtepi per 3 punonjeset e fondit të rimbursimeve dhe detyrim paraqitje per 4 drejtuesit teknik te farmacive.

Prokuroria ndërkaq ka bërë gjithë ekspertizën e vjedhjes të cilën e paraqiti në gjykatë. Prokuroria nenvizon se nga kqyrja e praktikave te dosjeve te farmacive te ndodhura prane Drejtoris Rajonale te Fondit Tirane qe jane marre ne cilesine e proves materiale, vihet re se titullari i insitucionit ka lidhur kontraten me kater farmacite qe jane objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt.
Mbi bazën e kontratës së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, të nënshkruar më parë, katër farmacitë kanë paraqitur një bum faturash e recetash për rimbursim në Drejtorinë e Tiranës.
Ndërkohë që procedura vonon zakonisht deri në dy javë apo një muaj, për rastin e katër farmacive fantazmë, drejtori rajonal i Fondit Shëndetë-sor të Tiranës, Pjerin Xhuvani, ka firmosur miratimin e procedurës brenda javës.
Firma e Xhuvanit, ka sjellë edhe kalimin e parave nga arka e shtetit në llogaritë e dhëna nga farmacitë fantazmë.

Please insert content…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY