Krimi i katërfishtë në Thumanë, familjet miqësi dhe hyrje-dalje me njëra-tjetrën

Krimi i katërfishtë në Thumanë, familjet miqësi dhe hyrje-dalje me njëra-tjetrën

56
0
Shares

Masakra e ndodhur mbrëmjen e së shtunës ka tronditur jo vetëm familjarët e viktimave, por të gjithë banorët e fshatit Thumanë.
Frrok Çeku, vëllai i 79-vjeçarit Fran Çeku, që mbeti i vrarë me të birin e nipin, rrëfeu momentin kur ai i kishte gjetur familjarët e tij pa jetë në mes të rrugës. Nipi i tij Arbeni, i cili ishte kthyer pak ditë më parë nga Italia, për të vizituar prindërit, kishte debatuar rreth një orë para ngjarjes me vëllezërit Kora në lokalin e fshatit.
Por askush nuk e kishte menduar se ofendimet e ndërsjella mes tyre do të përfundonin në një tragjedi të tillë. Madje familjet Kora e Çeku kishin hyrje-dalje me njëra-tjetrën.
“Dy familjet janë autoktone dhe për shkak të njohjeve të vjetra mes njëra-tjetrës kishin hyrje-dalje. Shkak është bërë një konflikt banal rreth një orë para ngjarjes mes nipit tim Arbenit dhe vëllezërve Kora, në ambientet e lokalit të fshatit. Ata ishin përplasur me njëri-tjetrin për shkak të një shoku të Arbenit…
viktimat-thumaneRreth një muaj më parë vëllezërit Kora kishin rrahur një shokun e Arbenit. Dhe Arbeni kur i kishte hasur në lokal u kishte kërkuar llogari dhe shpjegime përse ishin sjellë me shokun e tij keq. Aty është ndezur debati dhe fatkeqësisht për ne përfundoi me tre të vdekur dhe një të plagosur rëndë. Autorët kishin zënë pritë pak metra larg banesës sonë dhe në momentin që Frani, Arbeni, Enea dhe Lucja po ktheheshin për në shtëpi i qëlluan në befasi”, tregon Frrok Çeku, vëllai i viktimës 79 vjeçare, Fran Çeku..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY