Tsipras: Projektmarrëveshja, surprizë e shëmtuar

Tsipras: Projektmarrëveshja, surprizë e shëmtuar

41
0
Shares

Projekt-marrëveshja e prezantuar nga presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker ka qenë një “surprizë e shëmtuar”. Kështu ka deklaruar kryeministri grek Alexis Tsipras në Parlament, duke shtuar se shpreson që kreditorët të tërheqin kërkesën e tyre, pasi sipas tij nuk është realiste.
“Greqia kërkon një zgjidhje përfundimtare sa i takon mbështetjes së borxhit, që i jep fund skenarit “Grexit” dhe grekët nuk duan që qeveria të dorëzohet para shantazheve”, ka deklaruar Tsipras.
Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas ka thënë se, “vendimi për të mbledhur pagesat në një të vetme është në të njëjtën linjë me rregullat e FMN-së dhe është përdorur më parë. Dhe kjo vë në dyshim kapacitetet e Greqisë për të respektuar borxhet e saj”.
Situata e nderë mes Greqisë dhe kreditorëve, kryesisht me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka ndikuar ndjeshëm në bursën e Athinës, me treguesin që ka humbur një kuotë prej 4.96 për qind. top channel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY