Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali me rimbursimin e ilaçeve, arrestohen 2 zyrtarë dhe 5 farmacistë

05/06/2015
Skandali me rimbursimin e ilaçeve, arrestohen 2 zyrtarë dhe 5 farmacistë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Njësia Task -Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës ka mbledhur prova e dëshmi që bëjnë përgjegjës disa persona për abuzimin me rimbursimin e ilaçeve në Tiranë,  që dyshohet se kalon shifrën e 500 mijë eurove në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, mësohet se Prokuroria e Tiranës ka firmosur 7 urdhra-arresti për personat e dyshuar në abuzimin me rimbursimin e ilaçeve, gjatë viteve 2014-2015. Policia ka bërë të ditur sot se ka ekzekutuar 7 urdhër- arrestet, duke prangosur 2 zyrtarë të sektorit ët fondit shëndetësor të rimbursimeve si dhe 5 farmacistë.
Hetimet për skandalin e rimbursimit të ilaçeve, kryesisht për sëmundjet kancerogjene janë duke vazhduar me ritëm të shpejtë. Ndërkohë që mësohet se nga 7 personat që janë bërë përgjegjës deri tani, disa prej tyre janë administratorë dhe përfaqësues të farmacive që kanë qarkulluar recetat dhe faturat e ilaçeve të rimbursuara në mënyrë të paligjshme. Pjesa tjetër e personave, për të cilët është firmosur dhe ekzekutuar urdhër-arrestet, mësohet se janë zyrtarë të sektorit të fondit shëndetësor të rimbursimeve në qendër dhe në Tiranë.
Dy ditë më parë, Prokuroria sekuestroi katër zyra të institucioneve shëndetësore, duke dërguar për ekspertim katër kompjuterët e gjetur në to. Në këta kompjuterë po kërkohen të dhëna për listën e ilaçeve të rimbursuara dhe vlerën e parave që janë paguar në mënyrë të parregullt nga fondi shtetëror i rimbursimeve.

Të arrestuar


Edlira Mara – Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
Keti Mahmutaj – Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
Hysen Roci – Administrator i Farmacisë, Lundër
Mimoza Tufi – Drejtuese teknike e farmacisë Lundër
Nikolla Thanasi – Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”
Arens Spahiu – Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë
Adelina Manaj – Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

DASMA MBRETËRORE/ Princi Leka II martohet me Blerta Celibashin, ceremonia u mbajt në privatësi

15/03/2026
Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.