Një grindje mes adoleshentësh në një shkollë në Pukë ka përfunduar në përleshje fizike mes tyre çka ka lënë edhe të plagosur.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se dy grupe të rinjsh 16-17 vjeçarë, pas një sherri për motive të dobëta janë përleshur fizikisht brenda ambienteve të shkollës “8 Dhjetori”, në Pukë.
Ndërsa raportohet se njëri prej tyre, është plagosur në shpatull me një kaçavidë nga një bashkëmoshatar i tij. I plagosuri ka vetëm një gërvishtje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj edhe është shoqeruar në Polici për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.
Policia ka ndaluar 5 prej të rinjve dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të konfliktit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/