Prokuroria e Përgjithshme i kërkon leje, KLD dakord për arrestimin e një...

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon leje, KLD dakord për arrestimin e një gjyqtari në Sarandë

140
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një mbledhje të jashtëzakonshme, ka kërkuar sot nga KLD, lejen për arrestimin e gjyqtari të Shkallës së Parë të Sarandës, Rasim Doda. Një ditë më parë, Prokuroria i ishte drejtuar edhe më shkresë zyrtare KLD-së.
Gjyqtari i Sarandës akuzohet për “korrupsion”, parashikuar “për funksionarët që ushtrojnë funksione publike”.
Burime të Prokurorisë së Përgjithshme, bëjnë të ditur se prej disa muajsh po e hetonin gjyqtarin si të implikuar në një aferë korrupsioni në një vendim marrje, me shuma të konsiderueshme.
Mësohet se KLD, pas një mbledhje urgjente të saj, e ka dhënë lejen dhe pritet që polica e Sarandës të ekzekutojë urdhër-arrestin, për prangosjen e gjyqtarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY