Puseta përpin dy persona te Pallati me Shigjeta në Tiranë

Puseta përpin dy persona te Pallati me Shigjeta në Tiranë

111
0
Shares

Dy persona janë bllokuar në një pusetë të thellë pranë pallatit me shigjeta, në Tiranë, sot pasdite duke rrezikuar jetën. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ekipet e emergjencës dhe policisë për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre. Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në perimetrin e pusetës por pa mundur të ofrojnë ndihmë për shkak se duheshin mjete më të specializuara. Burime nga policia kanë shpjeguar se personat e mbetur në pusetë kanë qënë atje për ta pastruar por më pas për shkak të vjetërimit të saj dhe problemeve të tjera janë dëmtuar. Dy personat janë nxjerrë dhe janë dërguar në spital.
Puseta i përket një depozite karburanti e cila tashmë ndodhet jashtë funksionit. Zakonisht thellësia e tyre shkon deri në 7-8 metra. Të dy personat e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY