Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhelal Mziu bën bashkë kuksianët në Kamëz e Paskuqan: Fitorja më e thellë se 7800 votat e vitit 2013

03/06/2015
Xhelal Mziu bën bashkë kuksianët në Kamëz e Paskuqan: Fitorja më e thellë se 7800 votat e vitit 2013
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në spektaklin me sallën plot dhe të tjerë që prisnin jashtë saj, veç të deleguarit të PD-së, Jemin Gjana, ishin dhe personalitete të tjera publike me origjinë nga Kukësi. Xhelal Mziu zhvilloi një takim dhe me kuksianët dhe në Paskuqan

Atmosferë mbresëlënëse mes spektaklit në sallë shoqëroi takimin e komunitetit kuksian me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, njëkohësisht kandidat i PD-së dhe i “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Xhelal Mziu, në Kamëz dhe Paskuqan.
Në aktivitetin festiv, veç kuksianëve nga Kamza dhe Paskuqani, morën pjesë edhe personalitete kuksianë nga jeta publike në Tiranë e Kukës. I pranishëm në këtë takim si në çdo aktivitet tjetër ishte ish-deputeti, ish-ministri i Bujqësisë dhe i deleguari i PD-së në Kamëz dhe Paskuqan, Jemin Gjana, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Asllan Dogjani, ish-deputeti dhe mjeku Shefqet Bruka, historiani dhe ish-deputeti i parë i PD-së në Kukës Shefqet Hoxha, kryetari i komunës Paskuqan Fatos Rexha, nënkryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Korab Lita, publicisti dhe shkrimtari Rexhep Shahu, poeti Izet Duraku, biznesmeni Bashkim Gjoka etj., të cilët kërkuan mbështetjen maksimale për Partinë Demokratike dhe kandidatin e saj, Xhelal Mziu.
xhelal mziu, me kuksianet 1Në fjalën e tij kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe kandidati i PD-së për një tjetër mandat në Bashkinë Kamëz tha se, “dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë kuksianët për pjesëmarrjen në këtë takim, bashkudhëtarë të kësaj beteje 25-vjeçare për qytetin e Kamzës si dhe Jemin Gjana si drejtues i kësaj fushate elektorale. Nuk kam se si të mos falënderoj përzemërsisht gjithë komunitetin e banorëve nga Kukësi për bashkëpunimin e shkëlqyer që unë kam pasur gjatë gjithë viteve të drejtimit të Bashkisë. Gjithë çfarë kam bërë nuk e kam bërë vetëm, sepse bashkëpunëtorët e mi kryesorë kanë qenë kuksianët dhe sot jemi më të angazhuar më shumë se kurrë që dy bastionet e 2013-ës, Kukësi dhe Kamza, do ta thyejnë këtë qeveri kriminale, hakmarrëse si askush tjetër”.
xhelal mziu, me kuksianet 3Në vijim të fjalës së tij, Mziu shtoi se Kamza dhe Kukësi nuk kanë kundërshtar as Hasanin, as Gjicin, por kundërshtari i Kukësit dhe i Kamzës është Edi Rama.
“Jam i sigurt që ne së bashku do ta thellojmë fitoren e vitit 2013. 7800 vota kishim në vitin 2013 më shumë së kundërshtari dhe do ta thellojmë këtë fitore, sepse kemi punuar këto vite, ku veprat flasin vetë dhe Kamza ka ndryshuar”, vijoi Mziu,
Në këtë takim me kuksianët, sipas Mziu, sfidë kryesore e çdo kamzaliu, e çdo kuksiani, e secilit banor të këtij qyteti ngelet punësimi.
Zhelal Mziu zhvilloi një takim edhe në Paskuqan me banorë të komunitetit kuksian që banojnë në këtë zonë dhe personalitetet publike nga Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

31/03/2026
IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

31/03/2026
IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.