Tiranë, polici arrestohet nga kolegët duke drejtuar automjetin i dehur

Tiranë, polici arrestohet nga kolegët duke drejtuar automjetin i dehur

52
0
Shares

Një efektiv i policisë së kryeqytetit është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës për kryerjen e veprimeve që bien ndesh me detyrën e tij.
Sipas informacioneve të fundit, efektivi Edmond Karaj është vënë në pranga nga agjentët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Sipas policisë, pas përplasjes së automjetit tjetër me targë AA 963 IZ, 43-vjeçari me gradën inspektor është larguar nga vendi i ngjarjes
Karaj u ndalua nga forcat e policisë dhe pas një testi alkooli, doli se ai kish qenë në gjendje të dehur gjatë përplasjes.
Edmod Karaj është banues në Tiranë me detyrë trup shërbimi tek Seksioni i Objekteve Komisariati i Policisë Nr. 2.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Dëmtim i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.
Arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës, pasi Karaj po drejtonte makinën në gjendje të dehur, saktësojnë burime policore zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY