Mafiozi Amiran Dzanashvili, 2 milionë euro për fushatën e PS, “Çorapja” po...

Mafiozi Amiran Dzanashvili, 2 milionë euro për fushatën e PS, “Çorapja” po bllokon hetimin!

153
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se për ardhjen në pushtet u ndihmua nga “aleanca e qelbësirave”, krimit e mafies, shkruan. Në jë postim në “Facebook”, Sali Berisha shkruan se, “bosi i mafies Amiran Dzanashvili ka qenë financuesi kryesor i fushatës së PS në zgjedhjet e vitit 2013. Miliardieri Amiran Dzanashvili, që aktualisht është i burgosur në Rumani për veprimtari mafioze, rrjet prostitucioni ka financuar 2 milionë euro në fushatën e Ramës”.
Berisha i bën thirrje prokurorisë të hetojë lidhjet e Amiranit me Edi Ramën dhe njerëzit përreth tij, financimin e fushatës së PS nga bosi i mafies si dhe rolin e “Çorapes”, në veprimtarinë kriminale të larjes së parave nga Dzanashvili në Shqipëri.


Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

sali berisha, telefon zyre“Te dashur miq, kunder qeverise se PD dhe Sali Berishes nuk u moblizuan vetem te gjthe vrasesit, trafikantet, boset e droges dhe te prostitucionit, pengmarresit, perdhunuesit hajdutet, pra qelbesirat e vendit por dhe eksponente kryesor te mafies nderkombetare. Njeri prej ketyre boseve te mafies nderkombetare, qe flitet se derdhi shuma te medha rreth 2 milion euro per Edi Ramen dhe kunder qeverise se PD ne zgjedhjet e vitit 2013, eshte dhe manjati i lojrave te fatit, kazinove, superbosi i nje rrjeti te madh prostitucioni, miliarderi  Amiran Dzanashvili, qe aktualisht eshte i burgosur ne Rumani per veprimtari mafioze, rrjet prostitucioni.
Me ardhjen ne pushtet te Edi Rames, sipas burimeve te policise kriminale, Amirani duke shfrytezuar kontributin e tij ne fushaten e PS, lidhjen e tij me Ramen dhe “çorapen”, Gazhelin, qe kishte financat e PS, shtriu tentakulat e tij ne nje rrjet te gjere kazinosh, lojerash fati (me Mark Frrokun), nafte me njerez shume te afert te Rames dhe sipermarrje te tjera ne Shqiperi.
Pas emerimit te “çorapes”, (me kete nofke e therrisnin ne dogana ish financierin e PS Gazhelin) ne krye te agjensise te luftes kunder larjes te parave, Amirani shnderroi Tiranen ne lavatricen e parave te tij!
Burime nga mediat bejne me dije se prokuroria e Shqiperise ka hapur hetimet ne disa pista per veprimtarine e bosit nderkombetar te mafies.
Me kete rast i bej thirtje prokurorise te hetoje lidhjet e Amiranit me Edi Ramen dhe njerezit perreth tij, financimin e fushates se PS nga bosi i mafies si dhe rolin e “çorapes” ne veprimtarine kriminale te larjes se parave nga Dzanashvili ne Shqiperi!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY