Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KQZ, standarde të dyfishta në (mos)pranimin e dorëheqjes së kandidatëve

03/06/2015
KQZ, standarde të dyfishta në (mos)pranimin e dorëheqjes së kandidatëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbatuar dje standarde të dyfishta në pranimin e dorëheqjes së disa kandidatëve për bashkitë e vendit, ndërkohë disa të tjerëve ua ka refuzuar.
Dy ditë pasi vendosi një standard të ri, duke deklaruar mospranimin e dorëheqjes së asnjë kandidati, siç ishte rasti i Kurbinit dhe kandidatit Altin Biba, dje KQZ bëri të kundërtën, duke miratuar dorëheqjen e kandidatëve në Memaliaj dhe Sarandë. Fillimisht, në qytetin e Kuçovës, kandidati i Frontit të Majtë, me kryetar Marko Dajtin, ka kërkuar që emri i tij të mos përfshihet në fletën e votimit. Ramiz Oboni kishte dorëzuar në KQZ kërkesën për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por KQZ e refuzoi dorëheqjen e tij. Me katër vota kundër dhe tri vota pro, KQZ vendosi të mos çregjistrojë kandidatin e Marko Dajtit. Nga hedhja e shortit me gogla, Oboni është regjistruar i treti në fletën e votimit, ndërkohë kandidati i parë do të jetë Myslim Hoxhi i koalicionit të djathtë APPD dhe i dyti Selfo Kapllani, i koalicionit të majtë ASHE. “Në momentin ku ndodhemi, do të ishte një cenim i rëndë nëse dorëheqje të tilla do të pranoheshin në çdo moment”, tha anëtarja e KQZ-së, Edlira Jorgaqi.
Të njëjtin qëndrim fillimisht ka mbajtur dhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili tha se dorëheqjet nuk duhet të pranohen për të shmangur historitë e presioneve kriminale apo të pengmarrjeve.
“Duke ndarë përfundimisht që nuk pranohen dorëheqjet, ne e heqim këtë historinë e frikërave apo pengmarrjeve. Nuk do të kenë për çfarë të intimidojnë më kandidatët e tjerë, kriminelë apo jo. Në atë version vetëm kriminelë mund të jenë”, tha Biba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

31/03/2026
IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

Berisha: Ne i qëndrojmë rajoneve, ashtu si Europa. Edi Rama kërkon të rikthejë Komitetet Ekzekutive

31/03/2026
SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

31/03/2026
IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.