FOTO/ Dështon “Fundi i marrëzisë”, 6 mijë policë mbyllën vetëm 25 biznese...

FOTO/ Dështon “Fundi i marrëzisë”, 6 mijë policë mbyllën vetëm 25 biznese lojërash fati

79
0
Shares


Rreth 6 mijë policë rendi dhe tatimore u përfshinë në aksion vitin e kaluar për të ulur informalitetin në biznesin e lojërave të fatit, u raportua zyrtarisht se ishin mbyllur 1000 biznese

Aksioni “Fundi i marrëzisë” për disiplinimin e tregut të bixhozit në vend ka rezultuar me një tkurrje me vetëm 3.8 për qind të tregut.
Sipas të dhënave të INSTAT të rifreskuara në Regjistrin e Ndërmarrjeve 2014 mësohet se, 25 biznese të fushës e kanë mbyllur aktivitetin vitin që shkoi. Në fund të vitit 2014 kanë rezultuar aktive 624 ndërmarrje nga 649 të tilla në vitin 2013.
Kur rreth 6 mijë policë rendi dhe tatimore u përfshinë në aksion vitin e kaluar për të ulur informalitetin në biznesin e lojërave të fatit, u raportua zyrtarisht se ishin mbyllur 1000 biznese. Bizneset e mbyllura ishin 40 për qind më shumë se, bizneset e regjistruara.
Shifrat tregojnë se, informaliteti në sektor vijon të jetë i lartë dhe se, aksioni duket se nuk ja ka arritur qëllimit.
policia, lojerat e fatit 2Edhe në perceptimin e publikut aksioni “Fundi i marrëzisë” konsiderohet si nga më të dështuarit në vend, bizneset e bixhozit janë po aq popullore sa edhe dyqanet e ushqimeve.
Ligjin e ri për lojërat e fatit ka qenë pjesë e diskutimeve të shumta në komisionet parlamentare, por ende nuk ka hyrë në fuqi.
Edhe pse rregullat dhe ligjet për rregullimin e sektorin ka ndryshuar disa herë, sektori ka shfaqur informalitetin më të lartë se sektorët e tjerë të biznesit edhe sipas vetë analizave të Ministrisë së financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY