Vizita e ambasadorit Lu frenon vrullin e Lefteries, KQZ nuk ia heq...

Vizita e ambasadorit Lu frenon vrullin e Lefteries, KQZ nuk ia heq numëruesin e katërt opozitës

70
0
Shares

Marrin fund debatet për anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave (GNV). KQZ vendos të mos ia heq numëruesin e katër opozitës. Sipas vendimit të sotëm, anëtarin e tretë të GNV-ve do ta propozojë LSI-ja, ndërsa të katërtin PR-ja.
Vendimi erdhi pas vizitës së ambasadorit amerikan Donald Lu në KQZ, dhe takimit e bisedës së tij me anëtarët e këtij komisioni. Ky vendim, pasoi edhe “ndryshmin” e kryetares Lefterie Luzi, e cila në disa votime të rëndësishme të ditëve të fundit, kishte bashkuar votën me anëtarët e mazhorancës.
Në kërkesën e tyre, demokratët kishin kërkuar që dy numërues t’i përkasin opozitës dhe dy mazhorancë. Ndërsa të majtët kishin kërkuar që PDIU të konsiderohet ende si pjesë e opozitës, në bazë të zgjedhjeve 2013, ndonëse tashmë ka kaluar me mazhorancën. Për pasojë, në një vendim të mundshëm të ndryshëm të KQZ-së sot, i binte që anëtarin e tretë ta propozonte LSI, ndërsa të katërtin PDIU. Kjo do t’i jepte shumicës tre numërues (PS + LSI + PDIU) për çdo qendër kundrejt një të opozitës (PD).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY