VIDEO/ Bariu zëvendëson qentë me dron për të ruajtur delet

VIDEO/ Bariu zëvendëson qentë me dron për të ruajtur delet

74
0
Shares

A u ka dalë koha qenve që ruajnë delet?
Duket se po, të paktën sipas kësaj video të xhiruar në Zelanden e Re.
Një fermer atje, po përdorë një dron për të fluturuar mbi kopenë e tij të deleve.
Në video shihet një numër i madhe delesh në një teren të thepisur të Zelandës së Re.
Droni nuk po shfrytëzohet vetëm për xhirimin e kafshëve, por edhe për ruajtjen e tyre, shkruan “The Telegraph”, sipas Klan Kosova.
Bujku Brett Sanders, i cili ka 2.000 dele të llojit “Merina” prej disa kohësh po e përdorë fluturakun për të lëvizur me kopenë e tij nëpër kullotat 11.000 hektarëshe.
Ai këta 18 muajit e fundit me suksese ia ka dalë të kontrollojë kopenë, derisa në mënyrë inteligjente ka vënë teknologjinë në përdorim.
“Kjo formë ndihmon shumë, është pa stres dhe më kursen shumë kohë përgjatë gjithë procesit”, ka thënë Sanders.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY