Senati amerikan zhvesh NSA-në nga përgjegjësia e përgjimit të telefonatave

Senati amerikan zhvesh NSA-në nga përgjegjësia e përgjimit të telefonatave

59
0
Shares

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare ka humbur autoritetin ligjor për të grumbulluar të dhënat e telefonatave pasi Senati nuk ra dakord të dielën për të zgjatur disa dispozita të vendosura pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Por Senati ka miratuar një projektligj që do të reformonte programin e përgjimit të brendshëm.
Senati votoi 77 me 17 për të filluar debatin mbi Aktin e Lirisë, që i jep kompanive të telekomunikacionit dhe jo NSA-së detyrën për grumbullimin dhe mbajtjen e të dhënave telefonike të amerikanëve në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Votimi erdhi pasi udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell hoqi dorë nga një përpjekje për ta zgjatur përkohësisht programin e spiunazhit të NSA.
Programi dikur sekret u zbulua në vitin 2013 nga ish kontraktori i NSA-së Edward Snowden, duke tërhequr kritika nga mbrojtësit e lirive civile që thonë se ai shkel privatësinë e amerikanëve. 
Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar tashmë versionin e saj të Aktit të Lirisë, që ka bashkë-autor senatorin nga Vermonti Patrick Leahy.
Senatori republikan Rand Paul, që po kandidon për president, udhëhoqi opozitën kundër programit të përgjimit, duke përdorur rregullat e Senatit për të vonuar një votim përfundimtar dhe duke bërë që dispozitat të anuloheshin.
Senati do të debatojë mbi projektligjin deri të martën. Nëse miratohet pa u ndryshuar, ai do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për firmën e Presidentit Obama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY