Provokojnë avionë ushtarakë rusë, fluturojnë pranë luftanijes amerikane

Provokojnë avionë ushtarakë rusë, fluturojnë pranë luftanijes amerikane

62
0
Shares

Avionë ushtarakë rusë kanë kryer në ditët e fund fluturime pranë një anijeje ushtarake amerikane që lundronte në Detin e Zi.
Lajmin e ka bërë të ditur Pentagoni, ndërkohë që mediat ruse raportuan se anija “USS Ross” po vepronte në mënyrë “agresive”.
Megjithatë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtarë gjatë gjithë kohës, duke kryer operacione rutinë.
Marina amerikane publikoi të hënën videon e një avioni rus që kalonte rreth 500 metra larg “USS Ross”.
“Ekuipazhi i anijes veproi në mënyrë provokuese dhe agresive, gjë që vuri në lëvizje operatorët që monitorojnë stacionin dhe anijet e flotës së Detit të Zi”, tha një burim ushtarak i cituar nga mediat ruse.
“Për rrjedhojë, avionët ‘Su-24’ i treguan ekuipazhit amerikan gatishmërinë për të ndaluar një shkelje të mundshme të kufijve detarë dhe për të mbrojtur interesat e vendit tonë”, tha më tej burimi.
Ndërsa zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Warren deklaroi të hënën se avionët rusë nuk ishin të armatosur dhe se anija “USS Ross” vazhdoi kursin e saj.
Vendndodhja e anijes në Detin e Zi ishte njoftuar publikisht, vijoi zëdhënësi, ndërkohë që Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e komentoi ngjarjen.
Gjithsesi, incidenti i ndodhur në Detin e Zi është sinjali i fundit i tensioneve ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.
Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia ngritën në ajër avionët e tyre luftarakë, për t’u bërë kontrast atyre rusë që fluturonin në afërsi të kufijve të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY