Menduh Thaçi: Maqedonia duhet të ndryshojë emrin

Menduh Thaçi: Maqedonia duhet të ndryshojë emrin

48
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, gjatë intervistës së dhënë për TV21, ka pohuar se para Komisionarit Han kanë qëndrime të qarta.
“Unë dhe Ahmeti në takimin me Han dhe liderët tjerë do të dalim me një qëndrim të përbashkët, edhe pse prej asaj nuk mund të nxirret diçka serioze, sepse problemi është tek liderët maqedonas. Sa i përket qëndrimit tonë, ajo është se Maqedonia do të duhet ta ndryshojë emrin, vetëm të mos qëndrojë ndonjë parashtesë ose prapashtesë ‘sllave’ dhe të futet në NATO”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ndërkohë, dorëheqjet e zyrtarëve të lartë të VMRO-së, nisur prej shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, sipas liderit të PDSH, Thaçi nuk kanë qenë shkaku i ngjarjeve të Kumanovës.
“Ato dorëheqje kanë qenë shkaku i përgjimeve, jo shkaku i Kumanovës”, ka deklaruar Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Në bisedën për RTV 21, Thaçi ka sqaruar arsyet se përse nuk ka shkuar në Kumanovë, pas ngjarjeve që ndodhën atje.
“Unë nuk kam dashur të bëhem si Zaevi që e pritën rreth 200 veta, sepse po të shkoja unë do të më pritnin 5 mijë qytetarë të atjeshëm”, theksoi në intervistën dhënë TV21 Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY