Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e sotme mori vendimin për të pezulluar gjyqtarin e Elbasanit Qani Hasa. Ky gjyqtar, akuzohet se ka fshehur pasurinë.
Pezullimi i gjyqtarin Hasa ka ardhur pas hetimeve të Prokurorisë dhe kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.
Gjyqtari Hasa ishte pezulluar nga detyra me vendim gjykate. Më 8 maj, Gjykata e Tiranës urdhëroi pezullimin nga detyra të gjyqtarit deri në përfundim të hetimeve.
Kërkesa erdhi nga prokuroria pasi ILDKP-së në nëntor të 2014 pas kontrollit të plotë i deklaratave të pasurisë të gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Petref Asllani ka rezultuar se në bashkëpunim me njeri – tjetrin kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave.
Të dy zyrtarët kanë fshehje dhe deklarim të rreme të pasurive në deklaratat e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/