FOTO/ “Ndal policia”….! Po flet Erion Veliaj!

FOTO/ “Ndal policia”….! Po flet Erion Veliaj!

55
0
Shares

Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj ka prezantuar paraditen e së martës programin e tij për transportin publik
Drejtuesit e automjeteve janë përballur sot paradite me një kufizim në Bulevard, çka ka shkaktuar konfuzion fillimisht.
Makinat që vinin nga Libri Universitar dhe, sipas sinjalistikës, duhet të ktheheshin djathtas për nga Presidenca, këtë herë u është dashur të kalojnë direkt majtas për nga “Rogner”.
bulevard-3Dy patrulla policie kishin bllokuar Bulevardin nga Presidenca deri te Rektorati për arsye se pak metra më poshtë po zhvillonte një takim elektoral kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj
Pas rreth 30 minutash, pasi ka mbaruar aktiviteti i Erion Veliajt, policia e ka lënë të lire bulevardin dhe makinat kanë filluar të qarkullojnë sërish.
erjoniiiiiiiiiiiiiIronia e këtij gjesti, qëndron se në kohën që trafiku në këtë pjesë të bulevardit ishte bllokuar, Erion Veliaj, kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, prezantonte programin e tij për transportin publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY