Në bazë të informacioneve të marrë në rrugë operative,nga ana e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Durrës, është finalizuar operacioni “Shkozeti 2015”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Fatmir Nezha ,34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij ,u bë i mundur pasi, gjatë kontrollit në banesë ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: në çantë me municione, një kallëp dinamit, dy detonatorë ndezës, një fitil ndezës, një granatë onfesive,me kapsolle ndezës dhe 94 fishekë model 56, si dhe 25 fishekë pistolete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “ Mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake” parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/