Ambasadori Lu: KQZ rol jetik për të ruajtur demokracinë shqiptare

Ambasadori Lu: KQZ rol jetik për të ruajtur demokracinë shqiptare

37
0
Shares

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu është takuar sot me kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Qëllimi i takimit ishte njohja e Ambasadorit me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën për zgjedhjet vendore.
Ambasadori i SHBA-së gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e të gjitha institucioneve zgjedhore, nga KQV-të tek KQZ e deri te Kolegji Zgjedhor, për të zbatuar ligjin në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme. Ambasadori nënvizoi rolin jetik të KQZ-së, për të ruajtur demokracinë shqiptare dhe bëri një paraqitje të mbështetjes së qeverisë së SHBA për vëzhgimin vendas dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve.
Sipas njoftimit për shtyp, gjatë takimit kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi e njohu ambasadorin me përgatitjet për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit. Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që qeveria amerikane, i ka dhënë KQZ-së përmes projekteve të ndryshme, në funksion të proceseve zgjedhore në Shqipëri, bëri një panoramë të vendimmarrjes së Komisionit, në funksion të mirë-organizimit dhe mirë-administrimit të procesit zgjedhor.
Nga ana e tij, ambasadori Lu pasi përgëzoi KQZ-në për punën e bërë në zbatim të kodit zgjedhor, theksoi rëndësinë e të gjitha institucioneve zgjedhore, nga komisionet e qendrave të votimit e deri tek KQZ e Kolegji Zgjedhor, për të zbatuar ligjin në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme. Ambasadori nënvizoi rolin jetik të KQZ-së, për të ruajtur demokracinë shqiptare dhe bëri një paraqitje të mbështetjes së qeverisë së SHBA për vëzhgimin vendas dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY