Këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias, ka kaluar një eksperiencë jo të këndshme gjatë koncertit në Tijuana të Meksikës të dielën ( 31 maj 2015). Një incident gjatë performancës së tij, ka bërë që ai për 30 minuta ai të këndojë i gjakosur.
Gjithçka ndodhi në momentin që Iglesias është përpjekur të kapë një dron që fluturonte në skenë, ku helikat e mprehta i kanë prerë gishtat.
Ndonëse nuk ka pësuar dëmtime serioze, këngëtari është fotografuar në skenë me gishtat dhe bluzën e gjakosur.
Vetë organizatori i koncertit shpjegoi se droni përdoret për të realizuar fotografi ajrore dhe ndonjëherë Enrique e kap atë për të realizuar foto nga afër, por ngjarja shkoi keq.
Pavarësisht kësaj, Enrique ka vazhduar të këndojë për 30 minuta pas dëmtimit, ku gjakderdhja ka vazhduar përgjatë gjithë kohës.
Ai u transportua më pas në spital, ku u rikuperua.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/