Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshon ligji për falimentin, kush nuk paguan kredinë – nuk i sekuestrohet shtëpia

01/06/2015
Ndryshon ligji për falimentin, kush nuk paguan kredinë – nuk i sekuestrohet shtëpia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndryshon ligji për falimentin, kredimarrësve të varfër nuk u sekuestrohet shtëpia e parë
Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit ka përgatitur një projektligj, i cili mbron individët që kanë kredi në banka nga sekuestrimi i shtëpisë së parë.
“Ke mundësi ta mbash atë shtëpi dhe mos të të ekzekutohet me përmbarim nga kreditori i siguruar. Po si mund ta mbash atë shtëpi? Të rinegociosh, ligji ta ka dhënë mundësinë, në gjykatë. Nëse gjykata e sheh të arsyeshme, e vendos gjykata dhe jo kreditori i siguruar, për të mbajtur një apartament, nuk po them dy. I dyti quhet biznes, jo mjet jetese. Një apartament lejohet”, thotë Klajdi Mati, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit.
klajdi matiPër individët në vështirësi, të cilët aplikojnë për faliment, drafti parashikon pezullimin e pagesës së kredisë për një periudhë të caktuar kohe dhe rinegocimin e këstit të saj. Po kështu, ata do të çlirohen edhe nga disa detyrime
“Kompanive nuk u shkarkohen, individëve mendohet t’u shkarkohet si në të gjithë botën, kartat e kreditit.  Nuk është vendosur akoma, faturat mjekësorë, mbase faturat e utilitetit, mbase”, thotë Mati.
Por ata individë, të cilët përfitojnë nga falja e detyrimeve nuk do të lejohet më që për 9 vjet të marrin kredi në banka. Veç individëve, drafti i ri lehtëson procedurat e falimentit edhe për bizneset duke e vënë theksin jo tek mbyllja, por riorganizimi i tyre
“Kemi ndryshuar procedurën e kërkesave, kemi ndryshuar procedurën e pagesave. Më përpara ndodheshim në ngërç të madh se kush paguante shpenzimet administrative. Sot me kërkesën për procedurë falimenti, që kjo kërkesë mund të jetë për likuidim, për riorganizim, pagesat do të jenë drejt për drejtë me dorëzimin e formularëve, që procedura mos të ngelë në ngërç për shpenzimet administrative”, vijon Mati.
Sipas Matit, drafti është hartuar sipas modelit amerikan dhe favorizon debitorët për t’u dhënë atyre mundësi të dalin nga vështirësitë financiare në mënyrë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama, portal për punësimet në administratë dhe kompanitë shtetërore

Rama, portal për punësimet në administratë dhe kompanitë shtetërore

07/04/2026
Lezha zgjohet me erë të rëndë, prej vitesh fabrika ndot qytetin

Lezha zgjohet me erë të rëndë, prej vitesh fabrika ndot qytetin

07/04/2026
“Rama mashtroi pensionistët për bonuset, po goditen nga rritja stratosferike e çmimeve

“Rama mashtroi pensionistët për bonuset, po goditen nga rritja stratosferike e çmimeve

07/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në qeli për dosjen e SASPAK

07/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, portal për punësimet në administratë dhe kompanitë shtetërore

Rama, portal për punësimet në administratë dhe kompanitë shtetërore

07/04/2026
Lezha zgjohet me erë të rëndë, prej vitesh fabrika ndot qytetin

Lezha zgjohet me erë të rëndë, prej vitesh fabrika ndot qytetin

07/04/2026
“Rama mashtroi pensionistët për bonuset, po goditen nga rritja stratosferike e çmimeve

“Rama mashtroi pensionistët për bonuset, po goditen nga rritja stratosferike e çmimeve

07/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.