Zaev për median gjermane: Rasti i Mostra, shqiptarët të pafajshëm

Zaev për median gjermane: Rasti i Mostra, shqiptarët të pafajshëm

83
0
Shares

Shefi i opozitës maqedonase ka dhënë një intervistë për gazetën “Die Zeit”. Në vjim ai shpjegon pjesërisht përgjimet për rastin Mostra.
Në Maqedoni ekziston edhe një vrasje tjetër e shumëfishtë, e cila edhe sot e trondit shoqërinë. Në vitin 2012 në një lagje periferike të Shkupit u vranë katër të rinj maqedonas dhe një i rritur. Për këtë vrasje disa shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ju keni paralajmëruar se e dini të vërtetën për këtë rast. Çfarë ka ndodhur tamam?
Zaev: Kam premtuar se do ta ndajmë të vërtetën e plotë me qytetarët tanë. Por momentalisht jam i shqetësuar mbi reagimin e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë..
Përse?
Zaev: Rasti është shumë, shumë i ndjeshëm. Vrasjet ndodhën gjatë Pashkëve. Kjo është tepër simbolike. Për këtë janë dënuar shtatë shqiptarë. Aktakuza fliste për vrasje me motive terroriste. Sipas informatave që i kemi në duar këta qytetarë janë të pafajshëm. Ata padrejtësisë po qëndrojnë në burg.
A nuk do të ishte më mirë sikur t’i shpalosnit shpejt dëshmitë? Ata shtatë njerëz do të dilnin nga burgu. Ata janë, siç thoni ju, të pafajshëm.
Zaev: E di. Jam i shqetësuar se një pjesë e shqiptarëve do të reagojnë dhunshëm nëse kjo bëhet publike. Mund të ketë të vdekur. Për këtë arsye po zhvillojmë bisedime intensive me bashkësinë shqiptare për të parë se si mund të shmangim një reagim të tillë. Duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj të vërtetës. Duhet të ruajmë unitetin e popullit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY