Nga altari, 24 vjeçarja, përfundon në rrugë si prostitutë

Nga altari, 24 vjeçarja, përfundon në rrugë si prostitutë

56
0
Shares

Prokuroria e Krime të Rënda ka kërkuar 17 vjet burg për secilin nga shtetasit Tomcho Tomov (italian) dhe Alesio Çullhaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar në Itali për qëllim prostitucioni 24 vjeçaren me iniciale V. Sh. Ndërkohë, mësohet se e reja është edhe bashkëshortja e shtetasit italian Tomov. Vajza 24 vjeçare me iniciale V. Sh., lindur dhe banuese në Korçë, para 4 vitesh është njohur me shtetasin italian Tomcho Tomov, e më pas edhe janë martuar. Ndërkohë, nga kjo martesë, mësohet se ata kanë edhe një fëmijë të mitur i cili jeton me familjen e 24 vjeçares.
Të dy miqtë, italiani Tomcho Tomov, si dhe miku i tij Alesio Çullhaj akuzohen se kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëpunit, të “Trafikim i Personave të rritur”, e kryer në dëm të vajzës 24 vjeçare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY