Balerina shqiptare Klaudia Pepa ka arritur të kalojë në finalen e emisionit “Amici” të Maria de Filipit në Itali.
Në mbrëmjen e djeshme, balerina shqiptare ka arritur të performojë mjaft mirë në sfidat e dhëna duke siguruar edhe kalimin për në mbërmjen finale të këtij edicioni të “Amicit” që do të jetë të premten në orën 21:00 në Canale 5.
Përpara nisjes së gjysmëfinales Klaudia ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështesin.
‘’Kam arritur pothuaj në fundin e kësaj gare. Pa mbështetjen tuaj rrugëtimi im do ishte shume i vështire. Sonte ne mbrëmje është gjysme finalja dhe unë jam gati te thyej çdo pengesë që me del para, dhe për te nderuar veten time gjithashtu dhe juve ju premtoj që nuk do ju zhgënjej. Ju dua te gjithëve dhe mos harroni të më ndiqni në Canale 5’’, ka shkruar balerina shqiptare.
Nga programi “Amici” në Itali kanë marrë famë shumë balerinë shqiptarë si Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Leon Cino, Klajdi Selimi etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/