Mario Dedivanovic , grimieri i femrës më të famshme të shoëbizit, Kim kardashian si dhe personaliteteve të tjera botërore si Jenniffer Lopez, Chanel Iman, Chrissy Teigen etj, ka vizituar këto ditë Shqipërinë dhe vendllindjen e prindërve të tij Malësinë e Tuzit. Në një intervistë dhënë për malësia.com ai deklaron edhe njëherë se është 100% shqiptar.
Gabimi më i madh që e bëjnë femrat gjatë aplikimit të grimit?
Mario: Shkrirja jo e mirë e grimit, si në fytyrë ashtu edhe në sy.
Numëroj tri gjera që çdo femër duhet ti mbajë në çantën e grimit?
Mario: Beauty Blender, kthyesen e qerpikëve si dhe tushin e qerpikëve.
Klientja e preferuar (qesh)?
Mario: (qesh) Kim Kardashian natyrisht. Jemi shumë të afërt, e kam si motër.
Ti ke shëtit botën, si të duket Malësia-Tuzi dhe Shqipëria?
Mario: Është e vërtet, kam qenë gjithandej po Shqipëria është vendi më i bukur që kam parë. Malësia gjithashtu është mbresëlënëse. Ndjej një lidhje emocionale me këtë vend dhe do të mundohem ta vizitoj më shpesh.
E diçka që nuk të pëlqeu këndej a ka?
Mario: E vetmja gjë që më shqetësoi ishte kur arrita në Podgoricë dhe në aeroport autoritet malazeze më maltretuan për më se një orë rreth grimit që kisha me vete. Unë udhëtoj shumë dhe kjo nuk më ka ndodhur ndonjëherë.
Për të gjitha shtet fqinje që disa herë të kanë quajtur “i tyre”, a ke diçka për tu thënë?
Mario: Po. Unë jam 100% SHQIPTAR.malësia.com
Vetë Mario ka postuar disa foto në rrjetet sociale për momentet e vizitës së tij në Shqipëri dhe Mal të Zi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/