Ekipi i futbollit të Kukësit duket se është në kaos pas disfatës në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Presidenti Safet Gjici pritet të marrë masa të rrepta ndaj ekipit, shkruan gazeta “Sport Ekspres”.
Pas dështimit në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, në kampin verilindor të gjithë janë të shokuar. Kukësi e nisi sezonin me pretendime për të fituar të dy trofetë, kampionatin dhe Kupën, por në “metrat e fundit” të garës doli jashtë lojës për të dy këto objektiva.
Një sezon, i cili pati ulje-ngritjet e tij për verilindorët, të cilët tashmë duhet të kënaqen vetëm me pjesëmarrjen në Europë.
Dështimi i dy ditëve më parë në finale ndaj Laçit, ishte i dyti radhazi për Kukësin, i cili një sezon më parë po në fazën e fundit të Kupës ndaj Flamurtarit.
Sipas gazetës “Sport Ekspres”, presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, nuk e priste një zhgënjim dhe disfatë në këtë sezon ku ka shpenzuar më shumë se çdo herë tjetër për të fituar trofe. Por skuadra dhe lojtarët nuk e kanë justifikuar ndaj edhe priten masa.
Pritet të ketë ndryshime, madje trajneri Radanoviç dhe ndihmësi i tij Gvozdenoviç duket se nuk do të jenë më pjesë e projektit “Kukësi”. Jo vetëm kaq, por edhe Shameti, Malota, Musolli, Hoxha apo Pejiç e Lushtaku, janë më shumë larg se sa afër skuadrës kuksiane e madje dhe para Europës. Me sa duket, skuadra verilindore do të përfshihet nga një revolucion total.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/