Ekstradohet në Itali 33 vjeçari nga Saranda, i kërkuar për vjedhje

Ekstradohet në Itali 33 vjeçari nga Saranda, i kërkuar për vjedhje

69
0
Shares

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga aeroporti i Rinasit, Tiranë, drejt Italisë, i shtetasit Arben Përbibaj, 33 vjeç, banues  në Lukovë, Sarandë.
Ky shtetas, ishte i  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Inerpol Roma, pasi Gjykata e Bergamo-s/Itali, kishte lëshuar në ngarkim tëe tij, Urdhër Arrestin Nr. OÇC15327/14 RGNR-11417/14 RG GIP, datë 12. 12. 2014, për veprën  penale të “Vjedhjes se rëndë“, parashikuar nga Nenet 110, 624, 625 dhe 628, të Kodit Penal Italian.
Sipas këtij Urdhër Arresti, mësohet se në datat  21. 07. 2014 dhe 05. 09. 2014 në qytetin e Bergamo-s, Itali, Arben Përbibaj në bashkepunim me persona të tjerë, ka vjedhur nga një automat që ndodhej brenda nje dyqani  një sasi prej 6.400 euro, si dhe disa sende të tjera.
Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, u bë  në Sarandë (mbështetur në Marrëveshjen dy palëshe, nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, ratifikuar me Ligjin Nr. 9871 datë 11. 02. 2008, hyrë në fuqi më 01. 08. 2011)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY