DOKUMENTET/ Prapaskenat, mazhoranca tenton ti marrë opozitës anëtarin e katërt të GNV-ve

DOKUMENTET/ Prapaskenat, mazhoranca tenton ti marrë opozitës anëtarin e katërt të GNV-ve

58
0
Shares

Image GalleryMazhoranca kërkon t’i marrë PR-së anëtarin e katër të Grupeve të Numërimit të Votave, për tia dhënë PDIU-së si parti e opozitës parlamentare. PDIU në këto zgjedhje ka firmosur me koalicionin e mazhorancës ASHE, por sipas vendimit që pritet të marrë KQZ, PDIU e Shpëtim Idrizit do të jetë pjesë e pretendentëve bashkë me PR-në e Fatmir Mediut, në shortin për të marrë anëtarin e katërt GNV-së, që i takon opozitës.

Numëruesit
Në çdo tryeze të numërimit të votave, një anëtar i takon PS, një PD-së, dy anëtarët e tjerë caktohen një nga partia e dytë në maxhorancës dhe partia e dytë në opozitë, me kushtin që këto parti të kenë mbi 2 mandate deputetësh.
Për këtë çështje, kryetarja e KQZ-së, Leferije Luzi dhe nënkryetari Denar Biba kanë kërkuar nga Parlamenti renditjen e partive sipas lëvizjeve të fundit. Për këtë argument, Kuvendi i ka dërguar dy shkresa, në të cilat udhëzon që KQZ ta cilësojë Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet si pjesë e opozitës duke u bazuar në rezultatet e vitit 2013, në këtë mënyrë shorti për anëtarin e katërt do të hidhet mes PR dhe PDIU, ndërkohë që anëtari i tretë do t’i kalojë automatikisht LSI-së, pasi në koalicionin e maxhorancës nuk ka parti të tjera që gëzojnë mbi dy mandate deputetësh. Me këtë konfigurim të ri nëse vendimi do të miratohet nga KQZ, atëherë në çdo tryezë numërimit të votave, mazhoranca do të ketë 3 numërues, ndërsa opozita që përfaqësohet nga Partia Demokratike do të këtë vetëm 1 anëtarë.

Argumentet
Në realicionin e përgatitur nga administrata e KQZ-së është përdorur si referencë ligjore e një vendim i Kolegjit Zgjedhor sipas të cilës argumentohet se nuk ka rëndësi se në cilin koalicion renditet partia, por duhet të merret për bazë koalicioni i zgjedhjeve parlamentare.
“Analiza e përmbajtjes së neneve 95 dhe 96 të Kodit Zgjedhor, momentin me të cilin duhet vlerësuar përkatësia në shumicën parlamentare apo opozitën parlamentare, nuk është pozicionimi faktik, apo në kohën kur ka rezultuar vendimi i KQZ-së”, dhe “Shkresa e Kuvendit të Shqipërisë, mund të shërbejë si orientim, por nuk mund të zëvendësojë ligjin”.
Mbi bazën e këtij arsyetimi, Kolegji Zgjedhor ka ndryshuar vendimin e KQZ-së datë 21. 05. 2009, duke përfshirë në partitë politike të shumicës parlamentare, partinë politike e cila në bazë të rezultatit të zgjedhjeve pararendëse për Kuvendin listohej në partitë e opozitës parlamentare”, thuhet në argumentin që pritet të përdorë shumica në KQZ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY